Interi nuk ia del as ndaj Salenitanas, katër ndeshje pa fitore për zikaltërit
Interi nuk ka mund të marr më shumë se një barazim ndaj si mysafir i Salernitanas (1-1) në kuadër të javës së 29-të në Serie A.

Ndeshja nisi shumë mirë për Interin që arriti të shënojë në minutën e 6-të.

Robin Gosens shfrytëzoi shumë mirë një asistim të Romelu Lukakut për të shënuar për 1-0.

Interi kishte edhe tre raste në pjesën e parë për të shtuar epërsinë, por Romelu Lukaku dy herë dhe Joaquin Correa një herë, nuk ishin të saktë.

Edhe pjesën e dytë Interit e nisi më mirë, duke rrezikuar me Nico Barellan dhe Lukakun, por pa sukses.

Salernitana për herë të parë rrezikoi në minutën e 71-të, kur Boulaye Dia ishte afër golit.

Krejt në minutën e 90-të , Antonio Candreva në tentim për të harkuar, gjeti rrjetën për 1-1.

Interi mbetet i katërti me 51 pikë, ndërsa Salernitanatani ka 29 pikë dhe mban vendin e 15-të.