Interi dhe Roma janë ndarë në barazim (0-0) në ndeshjen e parë të javës së 15-të në Serie A.
Interit luajti më mirë dhe e nisi shumë mirë takimin me dy raste shumë të mira.
Romelu Lukaku (7’) dhe Lautaro Martinez (8’) kishin shumë raste të mira dhe të vetëm me Antonio Miranten, por që nuk arritën të shënonin.
Roma tentonte më shumë nga kundërsulmet, por që nuk arriti të kishte ndonjë rast të mirë me përjashtim të një gjuajtje të Zaniolos.
Në fundin e pjesës së parë Lukaku edhe një herë kishte një rast të mirë, por pa sukses.
Edhe pjesa e dytë më mirë për Interin, që rrezikoi me Matias Vecinon në minutën e 49’të, por Mirante sërish ishte në vend.
Në disa minuta ra loja, ku u ndje lodhja nga të dy skuadrat. Interi krejt në fund rrezikoi me Lukakun, por sërish pa fat.