Interi ka fituar ndaj Napolit në kuadër të javës së 18-të në Serie A me rezultat 3-1.
Golat për zikaltërit i shënuan Romelu Lukaku (14’/33’) dhe Lautaro Martinez (62’), derisa për napolitanët shënoi vetëm Arkadiusz Milik (39’).
Interi ishte skuadra më e mirë në fushë dhe lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë ndeshje ishte padyshim sulmuesi belg Lukaku, ndërsa dështimi i këtij takimi doli të ishte portieri i vendasve Alex Meret
Paraqitje mesatare kishte edhe mbrojtësi ynë Elseid Hysaj që luajti nga fillimi.