Interi ka vazhduar me fitore në Serie A, teksa ka mposhtur Salernitanan me rezultat të pastër 2-0.

Vetëm 14 minuta iu deshën vendasve që të gjejnë golin e parë në këtë sfidë.

Nicolo Barella asistoi bukur te Lautaro Martinez i cili realizoi për t’i dhënë epërsinë Interit.

Me epërsinë minimale 1-0 përfunduan 45 minutat në këtë sfidë.

Përderisa në pjesën e parë iu deshën 14 minuta për të shënuar golin e parë, në të dytën Interi e gjeti golin brenda 13 minutave.

Kësaj radhe Hakan Calhanolgu asistoi te Nicolo Barella me mesfushorin italian që u tregua i saktë për ta dyfishuar epërsinë e zikaltërve.

Deri në fund vendasit e ruajtën mirë epërsinë e krijuar dhe morën fitoren e dytë radhazi dhe të gjashtën në këtë kampionat, karshi edhe katër humbjeve.

Me këtë fitore Inter ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 18 pikë të tubuara, në anën tjetër Salernitana mbetet në vendin e 12-të me 10 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Interi e luan në udhëtim te Fiorentina, derisa Salernitana pret Spezian.