Interi fitoi me rezultat 3-0 ndeshjen e mbrëmshme në fushen e Genoas në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë arritur t’i kthehen fitores pas dy barazimeve radhazi dhe me këto tri pikë është rikthyer në pozitën e dytë në tabelë.

Golat në këtë fitore të ekipit të Antonio Contes i shënuan Romelu Lukaku (34’, 90+) dhe Alexis Sanchez (83’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi belg, Lukaku, kurse mei dobeti ishte portieri i vendasve, Mattia Perin.