Fiorentina ia shkakton humbjen e tretë radhazi Interit. Interi ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi pësoi humbjë në shtëpi kundër Fiorentinas.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Giuseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 0:1.

Interi humbi shumë raste të pastra me Lukakun dhe Dumfries.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Violan” e shënoi Giacomo Bonaventura, në minutën e 53-të.

Interi pas kësaj humbje e rrezikon edhe pozitën e tretë në tabelë. “Nerazzurrët” kanë 50 pikë, vetëm dy më shumë se Milani, që ka një ndeshje më pak.

Fiorentina, që sonte regjistroi fitoren e pestë radhazi, renditet e teta në tabelë me 40 pikë.