Inter ka dalë baras në shtëpi me rezultat 2-2 ndaj Bolognas, ndeshje kjo e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit italian.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 11-të, ku një krosim nga Hakan Calhanoglu e gjen kokën e Francesco Acerbit i cili tundi rrjetën e portës mysafire.

Inter nuk u ndalën më kaq dhe vetëm dy minuta më vonë më saktësisht në minutën e 13-të, arritën të dyfishojnë epërsinë përmes Lautaro Martinez i cili me një goditje nga distance mposht portierin mysafir.

Bologna fitoi një penallti në minutën e 19-të, të cilën e shndërroi në gol Riccardo Orsolini për të rihapur edhe një herë tjetër sfidën.

Me epërsinë prej një goli të Interit, u mbyll edhe pjesa e parë.

Bologna barazoi shifrat në minutën e 52-të përmes Joshua Zirkzee, goditja e të cilit nuk i dha asnjë shans për të reaguar zviceranit Yann Sommer.

Inter ia doli të shënojë përsëri në minutën e 59-të, kësaj radhe me anë të Alexis Sanchez, por goli tij u anulua nga VAR-i.

Pas kësaj ndeshje Interi shkon në kuotën e 19 pikëve në Serie A, ndërsa ndeshjen e radhës e luan në udhëtim ndaj Torinos.