Interi ka fituar me rezultat të thellë 4-0 përballjen në shtëpi ndaj Genoas, e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.

Nerazzurrët janë rikthyer te fitorja në kampionat pas dy barazimeve radhazi dhe tashmë kanë kthyer pozitën e parë në tabelë.

Golat në këtë ndeshje për ekipin e Antonio Contes u shënuan nga Romelu Lukaku (31’, 71’), Roberto Gagliardini (33’) dhe Sebastiano Esposito (64’ pen.).

Në ndeshjen tjetër Udinese mposht Cagliarin me rezultatin 2-1. Golat për vendasit u shënuan nga De Paul (39’) dhe Fofana (85’) ndërsa për miqtë Pedro (84’)