Interi e ka mposhtur Milanin në kuadër të javës së 23-të në derin Della Madonnina në Serie A.

Pas vetëm pesë minutash lojë në San Siro, Neraqzzurët kaluan në epërsi me anë të Lautaro Martinez që u asistua nga Romelu Lukaku.

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm edhe pse rastet për të dyja anët nuk munguan, por u mungoi efikasiteti.

Edhe pjesa e dytë filloi më mirë për Interi, që arriti të dyfishonte epërsinë, e që sërish në listën e golashënuesve ishte Lautaro (57’), që pranoi një asistim fantastik nga Ivan Perisic.

Fitoren e Nerazzzurëve e vulosi Lukaku që shënoi për 3-0 në minutën e 66-të nga një asistim i dytë në këtë takim nga anësori kroat.

Milani në minutat e mbetur të takimit dukej një skuadër pa organizim dhe këtë gjë e dëshmoi edhe rezultati i derbit, me Interin që tani ka thelluar distancën në kreun e tabelës.

Interi është aktualisht lider me 53 pikë, derisa Milani është në të dytin me 49 pikë.

Në javën e 24-të, Nerazzurët do të kenë punë me Genoan, gjersa Milani do të takohet me Romën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu