Interi ka marr një fitore të madhe ndaj një kundërshtari të vështirë si Roma në Olimpico me rezultat 3-0.

Kampionët aktual e mbyllën ndeshjen në pjesën e parë duke shënuar tri herë.

Fillimisht ishte Hakan Calhanoglu në minutën e 15-të të ndeshjes që gjuajti topin shkëlqyeshëm nga këndi, dhe meqë nuk e preku askush gjatë rrugës për në portë, ai shkoi nën këmbët e Rui Patricios për 1-0.

Zikaltërit nuk u ndalën dhe gjetën golin e dytë në minutën e 24-të me sulmuesin në top formë Edin Dzekon (2-0).

Në minutën e 39-të, skuadra e Simone Inzaghit mbylli llogaritë me këtë ndeshje, kur Denzel Dumfires shënoi për 3-0.

Pjesa e dytë nuk solli shumë raste për gol, pasi që Interi kishte rezultatin, ndërsa Roma ishte e dëshpëruar me atë që tregoi në fraksionin e parë.

Interi mori fitoren e katërt rresht dhe me 37 pikë aktualisht është në vendin e tretë në renditje, ndërsa Roma mbetet e pesta me 25 pikë, por në rrezik të bie më poshtë pasi kundërshtarët e saj kanë ndeshje nesër.