Në Allianz Stadium është zhvilluar derbi i javës së katërt në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Milanit që është mbyllur me rezultat të barabartë (1-1).

Bianconerëve u mjaftuan katër minuta lojë për ta zhbllokua rezultatin, kur pas një aksioni të ndërprerë të Rossonerëve, Paulo Dybala asistoi te Alvaro Morata, i cili vrapoi deri në fund dhe u tregua i saktë.

Me epërsi të vendasve, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në gjysmën e dytë, mysafirët u aktivizuan për të shënuar.

Falë angazhimit të tyre, ia dolën të shënonin dhe ta barazonin rezultatin për të ruajtur serinë pa humbje.

I asistuar nga Sandro Tonali, Ante Rebic 76’ shënoi në portën e bardhezinjve duke i barazuar shifrat dhe me rezultat 1-1 u mbyll edhe takimi.

JUVENTUS-MILAN 1-1. 
4′ Morata (J), 76’ Rebic (M)

Juventus (4-4-2): Szczesny, Danilo, Chiellini, Bonucci, Alex Sandro, Cuadrado (72’ Chiesa), Bentancur, Locatelli, Rabiot, Dybala (79’ Kulusevski), Morata (66’ Kean). Tr.: Allegri

Milan (4-2-3-1): Maignan, Tomori, Kjaer (36′ Kalulu), Romagnoli, Theo Hernandez, Kessie ( 64’ Bennacer), Tonali, Saelemaekers (63’  Florenzi), Brahim Diaz (93’ Maldini), Leao, Rebic. Tr.: Pioli

Karton i verdhë: Tonali (M), Dybala (J)