Juventusi ka marrë fitoren e pestë radhazi në Serie A, sonte duke triumfuar 4-0 kundër Lecces, e cila arriti t’i bëjë ballë vetëm në 45 minutat e para.
Me të filluar pjesa e dytë Juventus shënoi dy gola të shpejtë me Paulo Dybalan 53’ dhe Cristiano Ronaldon 62’ me penallti për ta siguruar fitoren.
Portugezi vazhdoi të jetë protagonist, teksa në minutën e 84-të asistoi për mrekulli te Gonzalo Higuain që shënoi për 3-0.
E për golin e katërt u përkujdes qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt 85’ që shënoi me kokë.