Juventusi dhe Torino barazuan me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 26-të të Serie A.

Juventusi e nisi ndeshjen më mirë, duke rrezikuar që në minutën e 11-të me Adrien Rabiot që gjuajti ngjitur me shtyllën.

Por vetëm dy minuta më pas erdhi goli, kur Mattijs de Ligt 13’ u gjend më së miri në zonë dhe me kokë shënoi për 1-0.

Pas golit nuk kishte më raste të mira dhe Zonja e Vjetër shkoi në pushim me epërsi.

Pjesa e dytë nisi më mirë për ‘granatën’, që rrezikuan të parët me Rolando Mandragoran në minutën e 50-të.

Por pas disa minutash loja e mirë iu konkretizua me gol. Andrea Belotti 62’  gjuajti bukur me një gjysmë-volej për të shënuar për 1-1.

Deri në fund të dy skuadrat rrezikuan, por që rastet e mira të qind për qindta munguan.

Juventusi mbetet në pozitën e katërt me 47 pikë.