Juventusi ka fituar 4-1 ndaj Udineses në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Ishte minuta e 31-të, kur Cristiano Ronaldo përfitoi nga një gabim i skuadrës mysafire dhe shënoi një gol të bukur.

45 minutëshi i dytë sërish ishte i dominuar nga Zonja e Vjetër që arriti të shënonte golin e dytë me anë të Federico Chiesas 49’ me një asist të Ronaldos.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk u ndal me kaq dhe arriti të realizonte golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 70-të.

Udinese gjëja e vetme që arriti të bënte ishte të shënonte në minutën e 90-të me anë të Marvin Zeegelaar për 3-1.

Por, kampioni në fuqi nuk u ndal dhe arriti të realizonte edhe golin e katërt me anë të Paulo Dybalas (90+4′).

Pas javës së 15-të, Juventusi është në vendin e pestë me 27 pikë, derisa në xhiron e 16-të do të takohen me Milanin.