Juventusi është rikthyer te fitoret pas humbjes javën e kaluar nga Napoli, pasi ka mposhtur Fiorentinën 3-0.
Zonja e vjetër mori 2 penallti që i shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 40-të dhe në minutën e 80-të.
Në fund të ndeshjes, ishte mbrojtësi holandez Matthijs De Ligt që realizoi për 3-0 me kokë.