Interi dhe Juventusi i kanë ndarë pikët në kuadër të derbit D’Italia që u luajt në javën e nëntë të Serie A, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Nerazzurët kanë shkuar në pushim me epërsinë 1-0 ndaj Zonjës së Vjetër, derisa ndeshja ishte e kujdesshme nga të dyja palët.
Momenti më vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 17-të, atëherë edhe kur vendasit kaluan në avantazh.
Fillimisht nga distanca gjuajti Hakan Calhanoglu, që goditi shtyllën, e nga topi i kthyer përfitoi Edin Dzeko për të realizuar për 1-0.
Juventusi më pas u detyruar që të bënte një zëvendësim, pasi Federico Bernardeschi pësoi lëndim në kraharor dhe në vend të tij u fut Rodrigo Bentancur.
Më pas dy skuadrat disi ishin paksa të zmbrapsura, me Nerazzurët që tentonin të dilnin përpara herë pas here.
Edhe pse në 45 minutat e dytë pritej një lojë më e zjarrtë, dy skuadrat ishin mjaft të heshtura sa i përket aksioneve.
Juventusi përmes disa ndryshime në formacion tentoi që t’i barazonte shifrat.
Në anën tjetër, Interi priste momentin që të ndëshkonte edhe një herë Zonjën e Vjetër, mirëpo një gjë e tillë as që ishte afër në pjesë të dytë.
Juventusi më pas fitoi një penallti shumë të dyshimtë kur topi ish larguar nga kontakti, të cilën në gol e konvertoi Paul Dybala në minutën e 89-të.
Pas javës së nëntë, Interi është në vendin e tretë me 18 pikë, 7 më pak se Napoli e Milanit, gjersa Juventusi është në vendin e 6-të me 15 pikë.
Në javën e dhjetë, Nerazzurët do të takohen me Empolin, ndërsa Biankonerët do të kenë punë me Sassuolon.