Fiorentina dhe Juventusi kanë barazuar me rezultat 1-1 në Artemio Franchi në kuadër të javës së pestë të Serie A.
Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë takimin. Harkimit të Kostic iu përgjigj më së mirë Alek Milik 9’ që shënoi për 1-0.
Por Fiorentina pasi pranoi gol mori lojën në dorë, duke i renditur rastet para portës juventine.
Në minutën e 25-të Dodo gjuajti bukur, por Mattia Perin priti edhe më bukur.
Fiorentina barazoi shifrat në 1-1, kur nga në kundërsulm më së miri u gjend Cristian Kouame 29’ që gjeti rrjetën.
Vendasit kishin shumë rast të mirë të kalonin në epërsi në fundin e pjesës së parë, pasi kishin një penallti, për prekje me dorë të Paredes.
Gjuajtja e Luka Jovic 44’ u prit nga Perin që më pas përfundoi në shtyllë.
Pjesa e dytë ishte shumë e dobët me pak raste dhe me Fiorentinën që kishte më shumë nga loja.
Në minutën e 88-të ishte rasti më i mirë në këtë pjesë lojë, kur Sofyan Amrabat gjuan fuqishëm, por Perin bëri një pritje të bukur.
Juventusi në këtë fillim të kampionatit ka dy fitore dhe tri barazime dhe me 9 pikë gjendet në pjesën e epërme të renditjes.