Juventusi e ka nisur me fitore sezonin e ri 2020/2021 në Serie A duke mposhtur Sampodorian me rezultat 3-0 në Allianz Stadium.

Bianconerët bënë një paraqitje të sigurtë, ndërsa e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 13-të kur Dejan Kulusevski debutoi me gol.

Anësori suedez me origjinë maqedonase e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Zonja e Vjetër duke realizuar nga një top i kthyer pas një depërtimi të Cristiano Ronaldos dhe goditi me mjeshtëri në portë.

Portugezi e goditi shtyllën dhe pati disa raste të tjera në pjesën e parë, e cila u mbyll me një gol epërsi për Bianconerët.

Në minutën e 82-të, vendasit realizuan golin e sigurisë, ndërsa golashënues ishte Leonardo Bonucci, i cili reagoi më së miri para portës.

Dhe në këtë sfidë e mbylli goli i Cristiano Ronaldos në minutën e 88-të.