Juventusi ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Fiorentinas me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Zonja e Vjetër i është kthyer fitores pas tri ndeshjeve në kampionat, duke triumfuar mes vështirësive në Allianz Stadium nga klubi Viola.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e gjitha e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta dhe menaxhuan njësoj ndeshjen.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve për gol, shifrat mbeten të pandryshuara dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e fortë në mesfushë, e barabartë, por me vendasit për një nuancë më të mirë, pasi edhe ishin me një lojtar më shumë shkaku që Nikola Milenkovic (73’) u ndëshkua me të kuq.

Federico Chiesa (77’) goditi traversën, goli i Alvaro Moratas (82’) u anulua për pozite jashtë loje, por jo edhe i Juan Cuadrados (90+), i cili shënoi një gol të bukur pas një veprimi individual dhe ia siguroi Juventusit fitoren 1-0.

Pas kësaj fitore, Juventusi e sheh veten në pozitën e tetë me 18 pikë, po aq sa ka edhe Fiorentina e shtata.

Në ndeshjen e ardhshme, Bianconerët udhëtojnë te Lazio, ndërsa Viola e pret Milanin.

JUVENTUS – FIORENTINA 1-0
90’+2’ Cuadrado

Juventus (4-4-2): Perin; Danilo, De Ligt, Rugani, Alex Sandro (46’ Pellegrini); Chiesa, McKennie, Locatelli, Rabiot (78’ Cuadrado); Morata (88’ Kaio Jorge), Dybala (92’ Bentancur). Tr.: Allegri

Fiorentina (4-3-3): Terracciano; Odriozola, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Bonaventura (78’ Duncan), Torreira (64’ Amrabat), Castrovilli (78’ Nastasic); Callejon (74’ Igor), Vlahovic, Saponara (74’ Sottil).
Tr.: Italiano

Karton i verdhë: Danilo, Rugani (J); Martinez Quarta, Nastasic (F)

Karton i kuq: 73’ Milenkovic (F) – 2 KV