Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Hellas Veronës në kuadër të javës së 24-të në Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Juventusit, i cili ishte më kërkues dhe krijoi më shumë raste për gol, por portat mbeten të paprekura në 45 minutat e parë dhe skuadrat shkuan pa gola në pushim.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe më e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat arritën të shënojnë edhe nga një gol.
Të parët në epërsi kaluan pikërisht mysafirët, të cilët shënuan me anë të Cristiano Ronaldos (49’) për 0-1.
Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 77-të me anë të Antonin Barak, i cili shënoi me kokë për 1-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas këtij barazimi, Juventusi e sheh veten në pozitën e tretë me 46 pikë, ndërsa Verona zë vendin e nëntë me 25 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bianconerët luajnë në shtëpi ndaj Spezias, ndërsa Verona udhëton te Benevento.