Juventusi ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Empolit me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.

Zonja e Vjetër e nisi ndeshjen në sulm, duke e kërkuar golin që në start me Moise Kean, por që nuk arriti të shënojë.

Por në minutën e 8-të, Moise Kean arriti të shënojë për 1-0 me një goditje nga afër.

Të dy skuadrat kishin raste në pjesën e parë, por që portat nuk u prekën.

Në minutën e 56-të, Juventusi e siguroi fitoren kur Weston McKennie shënoi me kokë për 2-0.

Goli i fundit në ndeshje erdhi në minutën e 82-të, ku pas harkimit të Juan Cuadrados, me kokë shënoi Adrien Rabiot për 3-0.

Juventusi kishte edhe raste të tjera për të shënuar edhe më shumë, por nuk ishin të saktë para portës së Guglielmo Vicarios, deri në kohën shtesë kur Adrien Rabiot shënoi për 4-0.

Zonja e Vjetër tani ka 19 pikë dhe mban pozitën e shtatë në Serie A.