Lazio ka fituar 2-1 ndaj Interit në derbin që u zhvilluar në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Golat për lacianët i shënuan Ciro Immobile me penallti 50’ dhe Sergej Milinkovic-Savic 69’, ndërsa për Nerazzurët golin e vetëm e realizoi Ashley Young 44’.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mesfushori serb Sergej Milinkovic-Savic.

Pas javës së 24-të, Lazio është ngjitur në pozitën e dytë me 56 pikë, derisa Interi në të tretin me 54 sosh.

Në xhiron e 25-të, skuadra e Antonio Contes do të ketë punë me Sampdorian, derisa ata të Pipo Inzaghit do të takohen me Genoan.