Pas eliminimit të rëndë në Kupën e Italisë ndaj Milanit, Lazio ngre kokën në kampionat. Në pritje të ndeshjes së 25-të të Serisë A, skuadra e Sarrit mposht 3-0 Bolonjan dhe mban ritmin në zonën e vlefshme për një vend në Europë.

Në Olimpico në pjesën e parë Immobile (13′) zhbllokon lojën nga pika e bardhë (shtyrje me duar e Soumaoro kundër Zaccagni-t). Më pas në pjesën e dytë Biancocelestët rritin ritmin dhe mbyllin takimi falë një dygolëshi nga Zaccagni (53′ dhe 63′).