Lazio ka lëshuar pikë edhe në javën e 31-të në Serie A, pasi është mposhtur 2-1 në fushën e Lecces.
Por, ishte minuta e pestë kur Lazio kaloi në epërsi me anë të Felipe Caicedo që u gjet mjaft mirë në zonë.
Lecce dukej se e kërkonte me çdo kusht barazimin e rezultatit dhe atë e arriti me anë të Kohuma Babacar (30’).
Në minutën e 45’, Lecce fitoi një penallti, mirëpo Mancosu që luajti me dorë në fillim të takimit, dështoi të realizonte nga pika e bardhë.
Pjesa e dytë ishte më e mirë nga ana e Lecces që u shpërblye me golin e epërsisë me anë të Fabio Lucioni që shënoi me kokë në minutën e 47-të.
Lazio mund të pësonte edhe 2 gola të tjerë, por fal Thomas Strakoshas, ata nuk pësuan humbje edhe më të thellë.
Pas javës së 31-të, Lazio vazhdon të jetë në vendin e dytë me 68 pikë, shtatë më pak se lideri Juventusi, ndërsa në xhiron e 32-të takohen me Sassuolon.