Sassuolo dhe Milani kanë barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A.

Fillimisht ishin kuqezinjtë që rrezikuan të parët me Rafaeal Leaon, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Sassuolo fitoi penallti në minutën e 21-të, pasi Alesandro Florenzi rrëzoi një nga kundërshtarët në zonë.

Nga pika e bardhë gjuajti Domenico Bernardo, por portieri Mike Maignan priti gjuajtjen.

Milani ka mundur të marr epërsinë në minutën e 40-të, por Oliveir Giroud nuk ishte i saktë.

Sa i përket pjesës së dytë, ishte më e dobët sa i përket rasteve, pasi të dyja palët rrezikuan shumë pak.

Krejt në kohën shtesë Leao kishte edhe një rast, por pa sukses.

Milani tani ka tetë pikë dhe është në krye të renditjes, ndërsa Sassuolo me pesë pikë është e dhjeta.