Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në përballje me Sampdorian, që tregoi një lojë shumë të mirë.

Fabio Quagliarella 57’ ishte realizues për skuadrën nga Gjenova, derisa talenti norvegjez Jens Hauge 87’ shpëtoi Milanin nga humbja.

Mbrojtësi i mysafirëve, Omar Colley ishte më i miri në fushë, por u dalluan edhe Antonio Candreva dhe Fabio Quagliarella.

Në anën tjetër te vendasit u dallua portieri Gianluiggi Donnarumma, gjithashtu luajtën mirë edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Sandro Tonali.