Milani ka fituar me rezultat 2-1 në fushën e Bolognës në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.
Rossonerët kanë arritur të kthehen te fitoret, duke mposhtur Bolognan në udhëtim pas humbjes së thellë në shtëpi nga Atalanta.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve dhe goli i vetëm erdhi në minutën e 26-të me anë të Ante Rebic, i cili shënoi për 0-1 pas një topi të kthyer nga penalltia e humbur nga Zlatan Ibrahimovic.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur dhe më e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e vete, ndërsa u shënuan edhe dy gola.
Rossonerët arritën të shënojnë edhe në pjesën e dytë me anë të Franck Kessie (56’) nga penalltia për 0-2 dhe u mendua se loja përfundoi.
Bologna arriti të kthehet në lojë në minutën e 81-të duke shënuar me anë të Andrea Poli për 2-1, por deri në fund Milani arriti të mbahet mirë dhe të marrë një fitore të vlefshme.
Pas kësaj fitore, Rossonerët e shohin veten në pozitën e parë me 46 pikë, ndërsa Bologna zë vendin e 13-të me 20 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Milani e pret Crotonen, ndërsa Bologna udhëton te Parma.