Milani ka vazhduar me fitore, derisa ka mposhtur me rezultat të ngushtë Genoan 2-1.

Kalulu asistoi bukur për Ante Rebic 12’ i cili shënoi për epërsinë fillestare të Milanit 1-0.

Megjithatë mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në 1-1 me golin e Mattia Destros në minutën e 37-të.

Me rezultatin e barabartë 1-1 dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutësh.

Milani e gjeti fitoren me shumë mund në pjesën e dytë, kur përfitoi nga autogoli i Scamaccas që shënoi në portën e tij për 2-1.

Deri në fund dy skuadrat patën raste shënimi, por që gola më nuk pati dhe Milani arkëtoi tri pikë të mëdha.

Rossonerët vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e dytë në tabelë me 66 pikë, derisa Genoa është e 14-ta me 32.

Ndeshjen e ardhshme Milani e luan përsëri në shtëpi ku pret Sassuolon, derisa Genoa përballet me Beneventon.