Milani ka arkëtuar pikë të plota përballë Fiorentinas në San Siro (1-0), në ndeshjen e javës së 35-të në Serie A.

Rossonerët ia dolën të shënonin një gol të vonshëm për të siguruar vazhdimin e primatit në tabelën e kampionatit italian.

Theo Hernadez e futi topin në rrjetë në minutat e parë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Olivier Giroud pati një mundësi tjetër gjatë fraksionit të parë që nuk u konkretizua dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Franck Kessie pati njërin prej rasteve më të mira në gjysmën e dytë, por intervenoi Pietro Terracciano.

Një top i pasuar keq nga portieri mysafir u prit nga Rafael Leao 82’, i cili shkoi vet përpara, krijoi hapësirë dhe e realizoi golin e fitores.

Pas kësaj fitoreje, Milani numëron 77 pikë, pesë më shumë se Interi që do të luajë kundër Udineses.