Milani ka arritur një fitore të madhe ndaj Lazios si mysafir (3-0), duke i lënë pas kryeqytetasit në luftë për titulli kampioni.
Më këtë humbje Lazio mbetet minus shtatë pikë larg Juventusit, pasi Zonja e Vjetër ka 75 pikë, ndërsa Lazio si e dyta 68.
Lazio në këtë ndeshje u fut pa dyshën sulmues Ciro Immobile dhe Felipe Caicedo, që ishin të pezulluar shkaku i kartonëve.
Hakan Calhanoglu hapi ndeshjen me një super gol të realizuar në minutën e 23-të nga një distancë prej më shumë se 20 metrave (1-0).
Milani vazhdoi me presion dhe fitoi penallti në minutën e 34-të të ndeshjes.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Zlatan Ibrahimovic edhe pse Thomas Strakosha ‘lexoi’ goditje dhe e preku, por topi përfundoi pas vijës (2-0).
Trajneri Simeone Inzaghi bëri disa ndryshime në fillimin e pjesë së dytë por as ato nuk sollën sukses.
Ante Rebic shoi shpresat e Lazios, kur shënoi nga brenda zonës për 3-0 në minutën e 59-të të takimit.
Milani kishte edhe dy raste të mira me Theo Hernadez, por që nuk përfunduan në portë.
Kuqezinjtë tani kanë 46 pikë dhe mbajnë vendin e 6-të që i dërgon në Ligën e Evropës.