Milani ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së nëntë në Serie A, duke e dominuar derbin mes këtyre dy skuadrave.

Kuqezinjtë rrezikuan fillimisht në minutën e 20-të, kur Rafael Leao goditi shtyllën nga afër pas një harkimi nga këndi.

I njëjti lojtar rrezikoi sërish në minutën e 34-të, ku goditja e tij nga distanca u ndal nga shtylla.

Kur pritej që skuadrat të shkonin në pushim në barazim, Milani shfrytëzoi rastin e fundit.

Fikayo Tomori kontrolloi bukur një top të goditur nga Olivier Giroud për të shënuar për 1-0.

Pjesën e parë Milani e mbylli në epërsi, pasi që ishte larg më i mirë se Juventusi.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Milanin që shënuan në rastin e parë.

Një gabim në mesfushë nga Juventusi u shfrytëzua në maksimum nga Brahim Diaz që mori topin dhe kaloi lehtë Leonardo Bonuccin për të shënuar për 2-0.

Zonja e Vjetër u mundua të reagojë, por rastet e Arek Milik dhe Moise Kean nuk e qëlluan cakun.

Milani me këtë fitore ngjitet në pozitën e tretë me 20 pikë, ndërsa Juventusi mbetet i teti me 13 pikë.