Milani ka pësuar në shtëpi ndaj Udineses me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët, me Udinesen që kishte një rast me Roberto Pereyran.

Me të filluar pjesa e dytë, Noah Okafor i futur në lojë shënoi, por goli u anulua.

Në minutën e 61-të, Udinese fitoi penallti, ku nga pika e bardhë shënoi Pereyra për 1-0.

Milani kishte rast të barazonte në kohën shtesë, por gjuajtja e Olivier Giroud u prit nga Marco Silvestri.

Milani mbetet në vendin e tretë me 22 pikë dhe kjo ishte ndeshja e tretë pa fitore, ku ka dy humbje dhe një barazim.