Milani ka marr edhe një fitore të madhe në Serie A, e treta me radhë, duke e mposhtur Brescian me rezultat 1-0.
Pjesa e parë edhe pse kishte raste nuk solli asnjë gol. Rastin më të mirë e kishte Milani me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. Suedezi ishte i vendosur pak metra larg portës, kur mori një pasim të bukur dhe të saktë nga Theo Hernandez, por që nuk qëlloi portë.
Në pjesë e dytë Stefano Pioli bëri disa zëvendësime që dolën të qëlluara.
Në vend të Leaos u fut Ante Rebic që edhe kësaj radhe doli të jetë hero i kuqezinjve.
Ai shënoi në një rrëmujë në zonë në minutën e 71-të.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Milani mori fitoren e tretë radhazi që e ngjit në vendin e 6-të në renditje me 31 pikë.