Gjashtë ndeshje dhe gjashtë fitore. Napoli udhëton me shpejtësi të plotë dhe mbetet në krye të renditjes, me pikë të plota.

Azzurret mundën edhe Cagliarin. Në stadiumin Diego Armando Maradona përfundoi 2-0, në një ndeshje pa histori. Osimhen shënoi i pari në 11’, ndërsa Insigne dyfishoi nga penalltia në minutën e 57-të.