Napoli ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Milanit në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Pas vetëm pesë minutash lojë, napolitanët kaluan në epërsi me anë të Elif Elmas, që u asistua nga Piotr Zielinski.

Në minutën e 18-të, Zlatan Ibrahimovic lëshoi një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin, mirë nuk ia doli të qëllonte saktë.

Një mundësi të mirë e lëshoi edhe Alessandro Florenzi (34’), me topin që përfundoi afër shtyllës së djathtë.

45 minutat e dytë filluan më mirë për Rossonerët, me sulmuesin suedez që në minutën e 49-të lëshoi sërish një shans të artë.

Napoli arriti të rrezikonte më pas me anë të Andrea Petagnas (51’), por goditja e tij u bllokua nga mbrojtësit.

Deri në fund, Milani shënoi me anë të Franck Kessies (90′), por që ajo u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i.

Pas javës së 18-të, Milani është në vendin e tretë me 39 pikë, aq sa ka edhe Napoli në të dytin.