Empoli fiton 0-1 në stadiumin Maradona dhe fut në telashe Napolin. Një gol i Kovalenkos në minutën e 90’+1’ vendos ndeshjen dhe vë në telashe stolin e Rudi Garcias.

Trajneri francez përjashtoi nga formacioni titullar Kvaratskhelia dhe Zielinski, duke i futur në lojë vetëm në minutën e 54-të. Berisha e mban në këmbë Empolin me një sërë bëmash dhe në finale skuadra e guximshme e Andreazzolit e thyen ngërçin.

De Laurentiis braktis vendin e tij në tribunë pasi pësoi golin.