Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 20-të në Serinë A.

Dueli mes Napolit dhe Salernitanës është mbyllur me fitoren e axurrëve 2-1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Candreva 29’.

Ndërsa në fund të pjesës së parë ekipi i Mazzarrit barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë me Politanon45’+4’.

Ndërsa kur gjithcka dukej e humbur, në minutën e 90’+6’ Amir Rrahmani shënoi gol duke dhuruar fitoren skuadrës së tij ndaj ekipit që drejtohet nga vëllai i Simone Inzagit, Filipo.

Ndërsa sfida mes Genoas dhe Torinos është mbyllur në barazimin pa gola.