Napoli e ka mundur me rezultat 2-4 Sampdorian sonte me një ndeshje ku pat shumë gola, por që në fund ishin nënkampioni aktual i Italisë që dolën me fitore nga kjo ndeshjes
Një ndeshje plot emocione dhe plot gola janë shënuar në Luigi Ferraris e ku fitues ka dal Napoli.
Napoli kaloi shumë shpejt në epërsi që në minutën e tretë të ndeshjes ku shënoi Arek Milik.
Napoli tregoi se është skuadër më e mirë dhe shënoi edhe njëherë në minutën e 16-të ku realizator ishte Eljif Elmas.
E kur u duk se Sampdoria nuk do kishte mundësi për të nxjerr ndonjë pikë në skenë doli Fabio Quagliarella i cili shënoi në minutën e 26-të për ta ndryshuar kursin e kësaj ndeshje.
Në pjesën e dytë Sampdoria ishte një skuadër shumë më e mirë dhe arriti të goli në minutën e 73-të ku shkatohet penallti që në gol e shndërron Manolo Gabbiadini.
Por, Napoli pas barazimit u aktivizua më shumë dhe erdhi tek goli duke shënuar në minutën e 83 me anë të Diego Demme që është transfer i tyre i ri.
Napoli do ta vuloste fitoren e tyre kur në minutën e 90-të do të shënonte edhe Dries Mertens që do ti jepte kësaj skuadre fitoren e saj.
SAMPDORIA-NAPOLI 2-4
3′ Milik ( N) , 16′ Elmas ( N) , 26′ Quagliarella ( S), 73′ pen. Gabbiadini ( S), 83′ Demme ( N ) , 98′ Mertens ( N)
SAMPDORIA (4-4-2): Audero; Thorsby, Tonelli, Colley, Augello; Ramirez (68′ Maroni), Ekdal, Linetty, Jankto (79′ Vieira); Gabbiadini, Quagliarella (75′ Gabbiadini). Tr. Ranieri
NAPOLI (4-3-3): Meret; Hysaj, Manolas, Di Lorenzo, Mario Rui; Elmas (79′ Politano), Lobotka (61′ Demme), Zielinski; Callejon (72′ Mertens), Milik, Insigne. Tr. Gattuso
Karton i verdhë: Elmas ( N), Jankto (S), Ekdal (S), Ramirez (S) Linetty (S), Demme ( N), Politano ( N)