Napoli ka marr një fitore të madhe ndaj Lazios me rezultat 5-2 në kuadër të javës së 32-të në Seria A.
Ndeshja nisi me gol për Napolin pasi arritën të fitojnë penallti që në minutën e 7-të.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Lorenzo Insigne për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për Napolin. Matteo Politano gjeti rrjetën e Pepe Reinas për 2-0.
Edhe pse kishte raste tjera, më gola nuk pati në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishin të shumta.
Në minutën e 53-të ishte Lorenzo Insigne që shënoi për 3-0, një gol shumë të bukur.
Napoli siguroi fitoren në minutën e 65-të, kur Dries Mertens shënoi pas një asistimi të Piotr Zielinski për 4-0.
Lazio golin e parë e shënoi në minutën e 71-të me Ciro Immobilen për 4-1.
Sergej Milinkovic-Savic i dha shpresë pak Lazios me një gol të bukur nga goditja e dënimit për 4-2, por vetëm kaq kishte nga kryeqytetasit.
Jo pasi Victor Osimhen shënoi për 5-2 golin e fundit të takimit.
Napoli më këtë fitore mbetet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve pasi mban vendin e 63 pikë.