Roma dhe Atalanta kanë mbyllur në barazim në ndeshjen e javës së 32-të në Serie A.

Ruslan Malinovsky e zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të pas asistimit nga Robin Gosens dhe epërsi minimale skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, Gosens mori dy kartonë të kuq dhe u përjashtua nga loja në minutën e 69-të.

Bryan Cristante e barazoi rezultatin në pjesën e dytë (75’) falë asistit nga Roger Ibanez.

Pas këtij barazimi, Atalanta është ngritur në vend të tretë me pikë të barabarta me Juventusin, kurse Roma ndodhet në vend të shtatë.