Roma dhe Napoli i kanë ndarë pikët në përballjen që u zhvillua në kuadër të javës së nëntë në Serie A.

Giallorossët e filluan mjaft furishëm takimin ndaj mysafirëve, duke krijuar presion mbi mbrojtjen e tyre.

Rastin më të mirë në pjesën e parë për Romën e pati Tammy Abraham në minutën e 28-të, por që dështoi të shënonte nga afërsia.

Në 45 minutat e dytë, Napoli ishte skuadër më e organizuar dhe krijoi një mundësi të mirë përmes Andre Anguissas (57’), por që lojtari u rrëzua në zonën e rreptësisë, ndërsa gjyqtari bëri me shenjë që loja të vazhdojë.

Në minutën e 63-të, Victor Osimhen lëshoi një tjetër mundësi të mirë për Napolin, pasi goditja e tij me kokë përfundoi jashtë porte.

Roma më pas rreziko me anë të Gianluca Mancinit (72’), por që edhe goditja e tij më kokë doli jashtë.

Vendasit mbetën më pas pa trajnerin e tyre, Jose Mourinho në stol, shkaku që portugezi pranoi kartonin e dytë të verdhë në minutën e 82-të dhe u detyrua të shkonte në tribuna.

Pas javës së nëntë, Napoli vazhdon të jetë lider me 25 pikë, aq sa ka edhe Milani, ndërsa Roma është në të katërtin me 16 pikë.