Roma ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Genoas në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Pas vetëm 16 minutash lojë, Giallorossët tundën rrjetën e vendasve, me golin e shënuar nga Tammy Abraham, mirëpo atë e anuloi VAR-i shkaku i lojës me dorë.

Në 45 minutat e dytë, Roma ishte edhe më kërkuese dhe ia doli të shënonte golin e fitores në minutat e fundit të takimit.

Felix Afena-Gyan u inkuadrua në minutën e 75-të të takimit dhe doli të ishte heroi për skuadrën mysafire.

Kur po kalonte minuta e 82-të, Henkrih Mkhitaryan asistoi për lojtarin që arriti të tundte rrjetën e Genoas.

Roma nuk u ndal deri në fund dhe realizoi edhe golin e dytë sërish me anë të Afena-Gyan (90+5), derisa Andriy Schevchenko e filloi aventurën si trajner i Genoas me humbje.

Pas javës së 13-të, Roma është në vendin e pestë me 22 pikë, derisa Genoa është në të 18-in me 9 pikë.