Roma ka fituar 2-1 ndaj Sassuolos në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Ishin mysafirët që shënuan të parët me anë të Domenico Berardit në minutën e 27-të, mirëpo VAR-i e anuloi atë për pozitë jashtë loje.

Por, Giallorossët më pas realizuan përmes Bryan Cristantes në minutën e 37-të, me Lorenzo Pellegrinin që ishte në rolin e asistuesit.

Në 45 minutat e dytë, Sassuolo ishte më kërkuese.

Ishte minuta e 57-të, kur Filip Djuricic mori një asistim nga Berardi, për të realizuar 1-1.

Por, El Shaarawy ishte heroi i Giallorossëve, pasi realizoi në minutën e 90+2, për t’i fituar skuadrës së tre pikë të arta, me Eldor Shomurodov që ishte asistuesi.

Pas javës së tretë, Roma është në vendin e parë me nëntë pikë, aq sa kanë edhe Milani e Napoli, e në xhiron e katërt do të takohen me Veronën.