Roma ka fituar 3-1 ndaj Veronës në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Vendasit ishin ata që kaluan në epërsi me anë të Pawel Dawidowicz në minutën e 27-të, me një asistim të Davide Faraonit.

Por, polaku ishte i pafat, pasi në minutën e 36-të u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Roma përfitoi nga kjo epërsi numerike, dhe shënoi golin e barazimit përmes Nicolo Zaniolos (45+1’).

45 minutat e parë përfunduar me këto dy gola, derisa në pjesën e dytë djelmoshat e Jose Mourinhos rikthyen rezultatin në favorin e tyre.

Cristian Volpato e përmbysi rezultatin, pasi shënoi për 2-1 në minutën e 88-të, por mysafirët nuk u ndalën me kaq.

Stephan El Shaarawy realizoi për 3-1 në minutën e 90+2-të, ndërsa Volpato ishte në rolin e asistuesit.

Pas javës së 12-të, Roma gjendet në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa në javën e 13-të do të kenë punë me Lazion.

Fitorja e dytë radhazi në kampionat për Thiago Mottan, e para jashtë shtëpisë. Bolonja e tij pushton stadiumin U-Power të Monzas në përmbysje me rezultatin 1-2.

Gjithçka ndodh në një pjesë të dytë emocionuese. Petagna 57’ i rikthehet golit nga penalltia për vendasit.

Nuk zgjat shumë dhe miqtë marrin menjëherë barazimin me Ferguson 60’. Sulmuesi Orsolini hyn nga pankina dhe vendos ndeshjen në minutën e 73-të me një asistim të Zirkzee.

Ndryshimet e fundit të Palladinos ishin të kota, pasi ai pësoi humbjen e tretë radhazi pas ndikimit të shkëlqyer fillestar.