Sampdoria mundi 3-1 Genoan në ndeshjen e parë të javës së 17-të të Serisë A dhe u rikthye te triumfi në Derby della Lanterna.

Për të vendosur ndeshjen e Marassit ishin golat nga Gabbiadini (7′), Caputo (49′) dhe autogoli fatkeq i Vanheusden (67’) pas një Gabbiadini të frymëzuar. Goli i pavlerë vjen në fund të ndeshjes nga Destro (78′).

Skuadra e trajnerit D’Aversa ngjitet në 18 pikë dhe largohet nga zona e rënies, në të cilën mbetet skuadra e Shevchenkos, me ukrahinasin ende pa sukses.