Milani ka pësuar humbje në fushën e Spezias me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 22-të të Serie A.
Rastin e parë të mirë në ndeshje dhe të vetmin në pjesën e parë e kishte Riccardo Saponara i cili gjuajti, por golin e sigurt e evitoi Gianluigi Donnarumma.
Në pjesën e dytë vendasit vazhduan të kërkonin golin dhe atë e arritën në minutën e 56-të kur shënoi Giulio Maggiore për 1-0.
Kur pritej reagimi i Milanit për të barazuar, në skenë doli Simone Bastoni 67’ që shënoi për 2-0.
Deri në fund nuk kishte rast dhe Milani me këtë humbje mbetet lider me 49 pikë.