Pas barazimit ndaj Milanit vjen një rezultat që bën bujë për Udinesen,  4-0 në fushën e Cagliarit.  Friulianët dominojnë ndeshjen ndaj sardëve që po mundohen të gjejnë lojë dhe pikë.

Pas 4 minutash, Makengo e zhbllokon rezultatin.  Deulofeu bën rezultatin 2-0 nga gjuajtja e lirë në fundin e pjesës së parë.  Në pjesën e dytë Molina shënon të tretin në të 50′.  Marin del me karton të kuq dhe Deulofeu 69’ e fikson rezultatin 4-0.

Udinese ngjitet në vendin e 20-të në renditje, Cagliari mbetet në vendin e 10-të me Genoan dhe përpara Salernitana-s.