Skuadra e Cioffit fiton tre pikë të çmuara në synimin për shpëtimin nga kategoria dhe kalon Sampdorian në renditje.

Super start i Friulianëve, në avantazh që në minutën e 3-të me Deulofeu dhe më pas për të shënuar sërish pas çerek ore falë Udogie. Reagimi i Sampdorias vjen menjëherë me Caputon që ka përgjysmuar disavantazhin.

Në pjesën e dytë shumë mundësi për Udinesen ku Beto godet traversën dhe mëtej mysafirët nuk bëhen të rrezikshëm dhe dorëzohen në reziltatin përfundimtar 2-1.

UDINESE – SAMPDORIA 2-1:
Deulofeu G. 3′ Udogie I. 12′ / Caputo F. 13′