Udinese e ka mposhtur Romën me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të javës së pestë në Serie A.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Destiny Udogie i kaloi vendasit në epërsi.

Me këtë gol të vetëm, përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe tre të tjerë.

Ishte minuta e 52-të e takimit kur Lazar Samardzic shënoi për 2-0 nga një asistim i Gerard Deulofeut.

Roberto Pereyra (75’) e vazhdoi dominimin e Udineses, duke shënuar të tretin për skuadrën e tij nga një asistim i Makengos.

Për 4-0 u përkujdes Sandi Lovris, që në minutën e 82-të, përfitoi nga një asistim i Pereyras.

Pas javës së pestë, Roma ka dhjetë pikë dhe gjendet në vendin e pestë, aq sa Udinese në vendin e katërt, ndërsa në xhiron e gjashtë takohen me Empolin.