Hellas Verona ka arritur të fitojë me përmbysje 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e vlefshmë për javën e 23-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe raste nga të dyja skuadrat, ndërsa nuk munguan as goditjet e shtyllave dhe një gol i anuluar nga VAR-i.

Ishte mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili gjeti golin në minutën e 21-të me kokë, por ky gol u anulua pas rishikimit të VAR-it si pozitë jashtë loje.

Në anën tjetër, Juventusi ishte afër golit me anë të Douglas Costa (20’) dhe Cristiano Ronaldo (37’), por të dy goditjet përfunduan në shtyllë.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë shumë aktive dhe me raste nga të dyja skuadrat, ku Juventusi gjeti golin e pari me Cristiano Ronaldon, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 65-të duke shënuar për 1-0 pas një dueli të fituar ndaj Amir Rrahmanit.

Në vazhdim, Verona shpeshtoi sulmet duke gjetur golin e barazimit në minutën e 76-të me anë të Fabio Borinit, i cili shënoi për 1-1.

Kur ndeshja mendohej se po shkonte drejt fundit Verona fitoi një penallti me Kumbullën që goditi por Bonnucci e priti me dorë dhe që u shënua nga veterani Gianpaolo Pazzini (86’)

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe Verona mori një fitore të madhe 2-1.